Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Aktualitet

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave të ftohta polare nga Veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar.  Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në të gjithë zonën malore.

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin largim të reshjeve të shiut dhe dëborës nga i gjithë vendi, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore
përgjatë shtrirjes veriore dhe vindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet pasdite duke arritur shpejtësine maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor, për pasoje në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion