Ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen, si u ekzekutua djali i “buzëderrit” në Vlorë

Aktualitet

Ishte kthyer nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri me familjen, si u

Një atentat i mirë organizuar i mori jetën 23-vjeçarit Gëzim Sinomataj mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në Vlorë.

I kthyer pak ditë më parë nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri pranë familjes, 23-vjeçari u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar, duke ndërruar jetë në vend. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjës, ndihmuar edhe nga errësira, dhe dogjën automjetin tip “BMË” me të cilin dyshohet se kryen krimin.  Automjeti u gjet nga policia duke u djegur në lagjen “24 Maji”.

Emri i tij, veçanërisht mbiemri është i njohur për drejtësinë. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi te banesës së tij.

22-vjeçari Gëzim Sinomataj është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”. Ai u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017, pasi kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më.

Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu, ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent asokohe dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të vitit 2002.

Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.

Kjo mund të jetë pista e parë për vrasjen e djeshme në Vlorë, por do të jenë hetimet që mund të nxjerrin në dritë të tjera pista.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion