Ekzekutimi i të riut me snajper në Vlorë, shoqërohen në polici 15 persona

Aktualitet

Ekzekutimi i të riut me snajper në Vlorë, shoqërohen në

Të paktën 15 persona janë shoqëruar në polici pas ekzekutimit të 23-vjeçarit, Gëzim Sinomataj, me snajper në ballkonin e banesës.

Të shoqëruarit raportohet se janë familjarë të viktimës. I riu qëllua për vdekje teksa po pinte cigare në ballkon.

Dyshohet se autorët e ekzekutimit të 23-vjeçarit janë 3 persona. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, rreth orës 22:00.

Autorët pasi kanë ekzekutuar të riun kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, ku i kanë vendosur flakën dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion