U vra me snajpër teksa po pinte cigare në ballkon, Gëzim Sinomati i shpëtoi atentatit një vit më parë

Aktualitet

 

U vra me snajpër teksa po pinte cigare në ballkon, Gëzim Sinomati

23-vjeçari Gëzim Sinomati mbeti viktimë mbrëmjen e sotme pasi u qëllua për vdekje me snajper teksa ishte në ballkonin e banesës së tij, duke pirë cigare

Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e autorit.

Mësohet se më parë Sinomati i ka shpëtuar një atentati tjetër me tritol, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vrasjes së të riut edhe pse ka dyshime për konflikte të mëhershme të tij ose të familjarëve.

Ende nuk ka të dhëna mbi autorin e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion