U vra nga ish- bashkëshorti, 23-vjeçarja në Fier la pas një fëmijë të mitur

Sabrina Benga, vetëm 23-vjeçe u vra një natë më parë nga ish- bashkëshorti i saj, teksa ajo po hante bukë në shtëpinë e prindërve të saj. E reja mësohet se ka lënë pas një fëmijë të mitur, për të cilin, babai i tij, nuk mendoi kur kreu krimin.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në një zonë të pyllëzuar. Autori, Elton Metaj para dy muajsh kishte dalë nga burgu dhe 1 vit më parë kishte kanosur të renë dhe familjen e saj.

Ndërkohë, për mediat ka folur nëna e autorit. Gruaja tregoi se vuan për ish- nusen njësoj si familja e saj, pasi e ka rritur. Ajo tregoi që djali i saj dhe 23-vjeçarja janë fejuar që kur viktima ishte 13-vjeçe dhe sipas saj ata duheshin.


