Bie nga lartësia gjatë orarit të punës, përfundon në spital 50-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Bie nga lartësia gjatë orarit të punës, përfundon

Një 50-vjeçar ka rënë nga një lartësi, gjatë orarit të punës. Policia e Tiranës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9, në rrugën “Faik Konica”, Tiranë. Shtetasi Ramazan Dika po punonte në një pallat në momentin e ngjarjes, ndërsa informacionet e para kanë treguar se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Punëtori është nxjerrë nga gropa me anë të vinçit, për të transportuar më pas në spital.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion