“E mora 13-vjeçe në shtëpi, ata duheshin”, nëna e Elton Metajt flet pas krimit në Fier

Aktualitet

“E mora 13-vjeçe në shtëpi, ata duheshin”,

Ka folur për vrasjen e së resë në Fier, nëna e autorit, Elton Metajt. E tronditur nga krimi, gruaja ka treguar se nuk kishte dijeni për planin e djalit, ndërsa thekson se ata dy duheshin. Gjatë fjalës së saj, ajo ka treguar se ish- nusen e ka rritur vetë, pasi çifti janë fejuar qëkur viktima ishte 13-vjeçe.

“E donte me kohë. Ai fliste në telefon me atë, e donte, nuk e di se çfarë e ka shtyrë që ta vriste, po ta dija nuk do e ndodhte. Nuk e ka takuar në burg. Nuk ka pasur armë në shtëpi, kush ia ka dhënë që të përgjigjet, armët sheshit janë se ku e ka marrë, ku e bleu.

“E mora 13-vjeçe në shtëpi, ata duheshin”,

S’ka ardhur në shtëpi pas ngjarjes, policia po. Ata duheshin, nuk e prisja të ndodhte kjo, më vjen keq se e rrita vet, se mua më ka ikur dhe im bir bashkë me të. Frikë për një hakmarrje? Po edhe kanë të drejtë. Është e njëjtë dhimbja, si për ata si për mua, se e mora 13 vjeçe”, tha nëna.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion