Ishte raportuar i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet shëndoshë e mirë pranë varrezave

Aktualitet

Ishte raportuar i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina

Pas orësh të tëra kërkimesh, është gjetur mesditën e kësaj të shtune i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore 93-vjeçari Spiro Qirjaqi, banor i fshatit Lefterohor, bashkia Delvinë, i cili ishte raportuar i zhdukur që prej dy ditësh.

Pas shumë kërkimesh në qytet dhe rrethinat 93 vjeçari Spiro Qirjaqi u lokalizua nga sherbimet policore mesditën e sotme rreth orës 15:40 minuta, falë kontrollit të zonës me ndihmën e një droni. Ai është gjetur në një hendek pranë varrezave të qytetit të Delvinës, ku kishte kaluar natën dhe orët e paradites së sotme.

Në kërkim të tij u përfshinë familjarë, banorë të zonës, si dhe forcat e Policisë së Delvinës, të cilat përdorën mjetet teknologjike për të lehtësuar operacionin. Përdorimi i dronit rezultoi vendimtar për zbulimin e vendndodhjes së të moshuarit.

Familjarët e 93-vjeçarit kanë shprehur falënderime për qytetarët që u solidarizuan, si dhe për forcat e policisë së Delvinës, të cilat kontribuan në gjetjen në kohë dhe shpëtimin e jetës së të moshuarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion