Arrestohet në flagrancë autori që ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush

Aktualitet

Arrestohet në flagrancë autori që ndezi zjarr në varrezat e

Policia e Vau i Dejës ka arrestuar në flagrancë Lodovik Rrethej, banor i fshatit Barbullush, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në varrezat e këtij fshati, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre. Zjarri ka rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e banorëve, megjithëse fatmirësisht varret nuk janë prekur nga flakët.

Hetimet paraprake tregojnë se i arrestuari kishte ndezur zjarre edhe në ditët e mëparshme në të njëjtin fshat, duke shkaktuar shqetësim dhe dëme të mëdha. Pas kapjes, materialet e hetimit i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shkodrës i bën thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi ky veprim përbën rrezik të madh për jetën dhe pronën dhe do të ndiqet me forcë ligjore. Strukturat e rendit mbeten të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënies në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion