Rama: Spitali Memorial i Fierit kryen me sukses kranioplastikën e parë, shpëton jetën e 75-vjeçarit pas goditjes në tru

Aktualitet

Rama: Spitali Memorial i Fierit kryen me sukses kranioplastikën e

Spitali Memorial i Fierit realizoi për herë të parë një ndërhyrje neurokirurgjikale të avancuar, duke i dhënë shpresë për jetë një pacienti 75-vjeçar që pësoi një goditje të rëndë në tru.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se kranioplastika u krye me sukses pas gjashtë muajsh pritjeje dhe trajtimi të vazhdueshëm. Gjatë operacionit, pjesa e munguar e kraniotomisë iu rikthye pacientit, i cili tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është larguar nga spitali.

Rama falënderoi ekipin mjekësor për profesionalizmin dhe përkushtimin, duke përmendur emrat e mjekëve: Dr. Egemen Nursoy, Dr. Klaudio Disha, Dr. Hasan Bayindir, Dr. Holta Kraja, Dr. Xhesika Hoxha, si dhe infermieren Fjorida Ago.

Kjo ndërhyrje tregon përparimin e shëndetësisë në Fier dhe shpresë për trajtime më të avancuara në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion