"Tapë" në timon, shoferja bën deklaratën e papritur në polici: Më ka dhunuar burri
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2024, 13:39
Aktualitet

Policia rrugore e Sarandës, ka ndaluar për verifikim një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasja M.K, 37-vjeç.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, 37-vcjeçarja ka rezultuar ne gjendje të dehur.
Për këtë arsye, kjo shtetase është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


