U kap me drogë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe miku i tij

Aktualitet

U kap me drogë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, e

U kap me drogë, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, e pëson edhe miku i tijPolicia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi u kap me drogë, ndërsa ka proceduar penalisht mikun e tij, shtetasin S.Ç, 27-vjeç për moskallëzim krimi. Mësohet se 24-vjeçari u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi lëndë narkotikësh.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. Ç, 27 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” i pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi A. B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion