Akuzohet për “Shkatërrim të rrugëve”, policia arreston 32-vjeçarin në Vorë

Ka rënë në pranga një 32-vjeçar në Vlorë, pasi akuzohet për veprën “Shkatërrim i rrugëve”. Sipas policisë, shtetasi S.M para biznesit të tij ka shtruar çakull në kanalin kullues, për të ndërtuar një rruge provizuese, që sipas policisë, përbënte rrezik për jetën e banorëve.
“Tiranë/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit S. M., 32 vjeç, , i dënuar më parë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, banues në fshatin Bërxullë, pasi në hyrje të biznesit të tij(servis makinash), ka ndërhyrë në kanalin kullues duke shtruar çakull para biznesit të tij, me qëllim provizimin e një rruge për të dalë në aksin kryesor, ç’ka përbënte rrezik për jetën e njerëzve dhe mjedisit rrethues”, njofton policia.


