PD dhe PS përcaktojnë emrat, ja drejtuesit e Komisioneve Parlamentare për 4 vitet në vijim

Politikë

PD dhe PS përcaktojnë emrat, ja drejtuesit e Komisioneve Parlamentare

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë caktuar emrat e deputetëve për drejtues të Komisioneve të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë. PS ka zgjedhur Klotilda Bushkën që të drejtojë Komisionin e Ligjeve, ndërsa Mimi Kodheli do të drejtojë 'Politikën e jashtme'. Drejtuesit e tjera janë Eduard Shalsi te 'Ekonomia', Nasip Naço te 'Siguria' dhe Arbën Pëllumbi te 'Veprimtari prodhuese'. Ndërsa PD ka zgjedhur Jorida Tabakun, Albana Vokshin dhe Agron Gjekmarkajn që respektivisht do të drejtojnë 'Integimin', 'Shëndetësinë' dhe 'Arsimin dhe Median'

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

Arben Pëllumbi te Veprimtaria Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku Komisionin për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, Komisionin për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, Edukimin dhe Median  (PD)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion