Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Lajmifundit
/
10 September 2021, 12:53
Aktualitet

Policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar një 34-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Gjithashtu, policia njofton se shtetasi G.V akuzohet për armëmbajtje pa leje, nisur nga një ngjarje e ndodhur tre ditë më parë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit të shpallur në kërkim G. V., 34 vjeç, pasi me datë 07.09.2021, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B”, njofton policia.


