U kap duke shitur kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap duke shitur kokainë në parkingun e një supermarketi.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit policia i gjeti 7 doza të kokainës të paketuar gati për shitje, si dhe një telefon celular të cilin ai e kishte fshehur.

25-vjeçari ishte pa leje qëndrimi në Itali dhe pa punë, ndërkohë që drejtonte një automjet të regjistruar në emër të një personi me precedent penal për krime të ngjashme.

Autoritetet e arrestuan menjëherë, ndërsa Prokuroria vendosi dëbimin e tij drejt Shqipërisë brenda 7 ditëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion