Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza

Bota

Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza

Izraeli kreu sulme ajrore pasi akuzoi Hamasin se ka shkelur armëpushimin me shenjëstrimin e forczave izraelite përtej Vijës së Verdhë, ku ata janë zhvendosur në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes në Gaza. 33 persona u vranë.

Forcat izraelite hodhën dje “153 ton bomba” mbi Rripin e Gazës. Kështu deklaroi kryeministri Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kneset-it.

Ndërkohë sot në Izraeli kanë shkuar i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner,  ndërsa zëvendëspresidenti J.D. Vance do të zbarkojë në vend të martën. Witkoff, në një intervistë, u shpreh se për rindërtimin e enklavës do të duheshin 50 miliardë dollarë. 

"Vlerësimet janë rreth 50 miliardë dollarë. Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë", u shpreh ai.

Sot në Egjipt do të zhvillohen bisedime me Khalil Al-Hayya-n, udhëheqësin e Hamasit në mërgim nga Gaza, për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit. Delegacioni i Hamasit do të diskutojë mënyrat për të nxitur formimin e një organi teknik për të menaxhuar Gazën pa përfaqësimin e Hamasit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion