U gjet 5 ditë më parë në humnerën pranë Elbasanit, analiza e ADN-së konfirmon: Trupi i përket Eglant Koçit

Aktualitet

U gjet 5 ditë më parë në humnerën pranë Elbasanit,

Ekspertiza e kryer në morg ka konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur pak ditë më parë në një zonë malore mes Tiranës dhe Elbasanit i përket Eglant Koçit, i cili ishte zhdukur që prej datës 4 qershor.

Identifikimi përfundimtar është bërë përmes analizës së ADN-së, duke u bazuar në krahasimin me profilin gjenetik të nënës së tij.

Edhe pse më herët ajo kishte deklaruar se trupi në gjendje të avancuar dekompozimi i përkiste djalit të saj, pasi e kishte njohur nga një shenjë dalluese në trup, ekspertiza shkencore e ka konfirmuar zyrtarisht identitetin.

Tashmë pritet që trupi i 34-vjeçarit të tërhiqet nga morgu nga familjarët për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

Sipas hetimeve paraprake, Eglant Koçi dyshohet se është vrarë me një plumb në kokë nga shoku i tij i ngushtë, Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT