I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi në Shqipëri

Aktualitet

I kërkuar nga SPAK, arrestohet në Dubai Jetmir Pepa/ Pritet ekstradimi

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.

Pepa dyshohet si pjesë e një grupi kriminal që u godit pak kohë më parë nga SPAK, në kuadër të një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme, organizata kriminale ka trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt disa vendeve europiane.

Hetimet kanë zbuluar se të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i paligjshëm dyshohet se janë investuar më pas në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, me qëllim pastrimin e parave dhe fshehjen e origjinës së tyre.

Autoritetet shqiptare dhe ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bashkëpunuar për lokalizimin dhe arrestimin e Pepës, ndërsa procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë pritet të nisin në vijim.

ME TE LEXUARAT