U fut në liqenin e Ohrit për t'u larë por pësoi infarkt, humb jetën 44-vjeçari

Aktualitet

U fut në liqenin e Ohrit për t'u larë por pësoi

Një 44-vjeçar nga Shkupi ka humbur jetën në Pogradec pasditen e sotme. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t’u larë ka ndërruar jetë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion