U arrestua sot për armëmbajtje pa leje, si mbeti i plagosur 39-vjeçari në ngjarjen e Linzës ku u vra Enton Nikaj. ‘Borxhi’ ndaj Ervis Martinajt

Aktualitet

U arrestua sot për armëmbajtje pa leje, si mbeti i plagosur

Ismet Gaxherri 39-vjeçari i arrestuar sot për armëmbajtje pa leje nuk është emër i panjohur për policinë. 

Gaxherri ka qenë i plagosur në 2015-ën në ngjarjen e Linzës.

Gaxherri rezulton të ketë qenë pronari i lokalit ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë ka qenë në kërkim Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit, ndërsa sot rezulton i zhdukur pa gjurmë.


Sipas Prokurorisë asokohe, Ismet Gaxherri, i cili shoqëronte viktimën Enton Nikaj, ka ndërhyrë në sherrin që mori jetën këtij të fundit. Menjëherë personat agresorë kanë goditur me pjesën fundore të pistoletës Gaxherri, i cili është rrëzuar në tokë, i gjakosur.

Më pas, veprimet e dhunshme kanë vijuar mbi shtetasin Enton Nikaj, që është qëlluar me armë në qafë. Brenda pak çasteve, agresorët pasi hipën në makinë, qëlluan me armë në drejtim të Nikajt, duke i shkaktuar atij vdekjen.

Ndryshe nga çfarë ishte pretenduar se shkak për ngjarjen ka qenë një borxh 200 mijë euro, që Gaxheri ia kishte Ervis Martinajt, i plagosuri asokohe mohoi këtë fakt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion