Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Aktualitet

Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte në makinë me pistoletë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi Ismet Gaxherri, banues në Tiranë.


NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bulevardi”.

Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion