U arrestua për vrasjen e efektivit të FNSH-së, lirohet Redion Hysa. U konfirmua se nuk kishte “gisht” në ngjarje

Redion Hysa, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Prelës, është liruar nga Gjykata e Lezhës. Lirimi erdhi pas investigimit të emisionit “Në Shënjestër”, që konfirmoi se Hysa nuk është autor i vrasjes së efektivit. Kujtojmë se Xhulio Prela ishte efektiv i FNSH-së gjatë kohës kur edhe u qëllua për vdekje.
Nga ana tjetër, Hysa prej kohësh pretendonte se po qëndronte padrejtësisht në burg. Ai u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor te vitit 2020, pasi akuzoheshin se kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit, kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen e policit.
Autori i dyshuar i vrasjes së policit u zbulua pas gjetjes së një pistolete TT dhe një automatiku në depozitën e ujit që ndodhej mbi tarracën e shtëpisë së Redion Hysës, ku rezultoi më pas se automatiku ishte përdorur në ngjarjen e datës 28 dhjetor 2020, kur ishte qëlluar me 28 plumba karburanti dhe trajleri. Por më pas, përgjegjësia penale e Redioin Hysës u rëndua në muajt në vijim, pasi njëra nga armët, pistoleta e gjetur, ka rezultuar se ishte përdorur në ngjarjen e 5 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë efektivi i FNSH-së, Xhuliano Prela.
Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajetë efektivi i Policisë.
Sipas dosjes hetimore, edhe predha që i ka marrë jetën punonjësit të Policisë, është qitur pikërisht nga arma e gjendur në banesën e Redion Hysës. Vetë i akuzuari ka mbajtur qëndrim mohues, duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por referuar provave të paraqitura Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që ta kalojë çështjen për gjykim themeli.
Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhuliano Prela, u ekzekutua me armë zjarrit në orët e para të mëngjesit të 6 dhketorit të vitit 2020, teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.


