U arrestua për korrupsion, Gjykata e Tiranës liron Tiren e “famshme” të Sanatoriumit

Aktualitet

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Tiranës liron Tiren e

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë Tiren, sanitaren e Sanatoriumit, e cila akuzohet për korrupsion.

Mësohet se Gjykata ndryshoi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie. 

Kujtojmë se Tirja u arrestua, pasi emisioni STOP publikoi pamjet kur sanitarja pranonte që ka marrë 800 mijë lekë për shërbimin e një klienteje e cila ishte e infektuar me Covid-19, por që fatkeqësisht ndërroi jetë.

Videon e publikoi vajza e viktimës, e cila pretendon se stafi mjekësor ka marrë para por nuk ka bërë shërbimin e duhur. Në video, Tire Alldervishaj i thotë se paratë i ka ndarë me disa infermierë dhe shprehet e habitur se si ata e kishin mohuar këtë fakt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion