Arrestimi i Fatos Tushes, Këshilli Bashkiak i Lushnjes i jep detyrën nënkryetares Eriselda Sefa
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:35
Aktualitet

Këshilli Bashkiak ka komanduar Eriselda Sefa, për të marrë drejtimin e Bashkisë së Lushnjes. Ky vendim ka ardhur pas arrestimit nga SPAK të Fatos Tushe për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se vendimi u mor ditën e sotme, ku gara fillimisht ishte mes dy nënkryetarëve, Eriselda Sefës dhe Gentian Nushi. Ky i fundit duke qenë se mban edhe postin e kryetarit të PS për Bashkinë Lushnje u tërheq nga gara, duke lënë mundësinë e votimit vetëm për Eriselda Sefa.


