Kamioni përplaset me disa makina, raportohet për viktima
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:35
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli në zonën e Durham ku një kamion që transportonte mallra të rënda u përplas me disa makina, e si rrjedhojë kamioni shpërtheu në flakë.
Autoritete dyshojnë për shumë viktima. Sipas Daily Mail, autostrada ku u shënua aksidenti mbeti e bllokuar deri në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Policia ka bërë thirrje për të siguruar materialet nga kamerat e rrugës, për të zbuluar shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi në orën 18:00 të së enjtes pasdite.


