Mungonte avokati, shtyhet seanca për ish- prokurorin Adriatik Llalla
Lajmifundit
/
16 July 2021, 11:39
Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për ish- prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Mësohet se shkak për këtë u bë mungesa e avokatit të çështjes. Mësohet se Llalla ka kërkuar që vendimi të jepej në prani të avokatit të tij.
Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO mori një vendim historik, në një seancë ku nuk munguan edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë.


