U akuzua për vr*sjen e ish-efektivit të Antidrogës, Gjykata e Elbasanit i jep pafajësinë Donald Hoxhës

Aktualitet

U akuzua për vr*sjen e ish-efektivit të Antidrogës, Gjykata e

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm, Donald Hoxhën, një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si ‘Doda’, e ndodhur në vitin 2009.

Nga ana e saj prokuroria kishte kërkuar në pretencë 16 vite burg.

"Sot më datë 30.12.2025 u çel për shqyrtim seanca gjyqësore me të pandehur shtetasin D.H., akuzuar për veprën penale "Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78, pg. 1 e 25 të Kodit Penal.

 Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi: -Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit D.H", thuhet në vendimin e Gjykatës. 

Donald Hoxha ishte ekstraduar nga Britania e Madhe. 

Për ekzekutimin e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxha, i cili sot u shpall i pafajshëm.

Ndërkohë në kërkim rezulton Gëzim Ballën. Vrasja e ish-policit ‘Doda’ është një ndër ngjarjet e bujshme që ka nisur sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion