“Ty ta ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”, gazetarja zbardh SMS-të mes Leonardo Dukës dhe Ervis Martinajt

Aktualitet

“Ty ta ka marrë mendjen Trejsi Sejdini”,  gazetarja zbardh

E ftuar në “Zona Zero” në Top News ka qenë gazetarja Aida Topalli e cila ka folur për megaoperacionin e SPAK në kuadër të të cilit u lëshuan 50 urdhër arreste.

Ajo ka dhënë detaje lidhur me komunikimin që anëtarët e 7 grupeve kriminale kishin me njëri tjetrin. Në këto komunikime dalin edhe bisedat mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, ku flasin për mundësinë e shuarjes së konflikteve.

Aida Topalli: Gjatë komunikimit që ka pasur Leonard Duka me Ervis Martinaj teksa sqaroheshin për pjesën që të krijonin ndoshta jo një aleancë  me njëri-tjetrin por të sheshonin gjërat se nëse do të vazhdonin gjithçka do shkonte më keq dhe teksa Ervis Martinaj i thotë që kam qenë në dijeni për rrëmbimin e babait, Leonard Duka i kthehet duke i thënë që ty ta ka marrë mendje Trejsi Sejdini dhe sigurisht që nuk kishe si të merrje vesh se çfarë po bënte Santiago Malko dhe çdo anëtar tjetër i grupit tënd.

Trejsi ka qenë një ish-miss, e dashura e Ervis Martinaj me atë që kuptohet në atë që shkruhej.

Ndërkohë që vajzat e tjera nuk dihet se çfarë profili jetësor kanë por mënyra si janë përdorur, kjo është një metodë e njohur nga grupet kriminale që marrin femra dhe i përdorin ashtu sikurse dyshohet për vrasjen e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit që dyshohet se ishte një femër që e nxori në pritë dhe janë jo pak raste të tjera, kur femrat kanë nxjerrë në pritë personazhe të eliminuar nga kundërshtarët e tyre.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion