Flakë e tym para bashkisë së Tiranës, opozita mbyll protestën! Kur do të mbahet e radhës
Ka zgjatur rreth 90 minuta protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Herë pas here protesta është shoqëruar edhe me tensione, ku qytetarët kane hedhur molotov në drejtim të bashkisë, ku është djegur edhe një pemë.
Pas fjalimeve, që kishin si kryefjalë largimin e kryetarit të bashkisë u njoftua se tubimi i radhes do te jete të martën e ardhshme.
Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës. Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit.
Vezë dhe molotov drejt bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin pemën

Ndërkohë që një qytetar ishte duke folur në protestën para bashkisë së Tiranës, është ndërprerë energjia elektrike.
Kaq ka mjaftuar një ata të hedhin molotov në drejtim të bashkisë, ku është djegur edhe një pemë..
Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.
Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit, ku ata kërkojnë largimin e kryetarit të saj, Erjon Veliaj.
Flakë e tym që në nisje të tubimit të opozitës, protestuesit hedhin molotov drejt Bashkisë Tiranë

Protesta para Bashkisë së Tiranës ka nisur me hdhjen e tymueseve tymuese dhe bomba molotov para godinës.
Kjo është protesta e 8 që zhvillohet para bashkisë së Tiranës, ku nga njëra anë kërkohet që Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të shkojë në SPAK, e nga ana tjetër kërkohet lirimi i Sali Berishës nga akuzat e kësaj prokurorie.
Opozita sot protestë para Bashkisë Tiranë, policia rrethon godinën me gardh metalik

Opozita sërish ka paralajmëruar protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka marrë masa.
Në pamjet shihet se godina e bashkisë është rrethuar me një gardh metalik, me qëllim për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen institucionit.
Po ashtu, përreth bashkisë ka edhe forca të shumta policia, të cilat janë në gatishmëri në rast se situata agravon.
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej disa javësh protestojnë para bashkisë, duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.
Herë pas here protestuesit kanë hedhur edhe molotov, ndërsa janë përplasur edhe me forcat e policisë.


