Elbasan, kërcënoi pronarin e mobilierisë për 4 mijë euro, policia arreston 55-vjeçarin

Aktualitet

Elbasan, kërcënoi pronarin e mobilierisë për 4 mijë

Elbasan- Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzozhet se ka kërcënuar pronarin e një mobilierie, për t’i dhënë 4000 euro.

55-vjeçari i identifikuar me emrin Përparim Balliu u arrestua në flagrancë, teksa merrte paratë në mobilieri

Gjithashtu, punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Policia njofton se ka sekuestruar shuma e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij”, njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion