Turizmi rrit urgjencat në Lezhë/ 1 mijë thirrje për ndihmë mjekësore, aplikohet edhe motoambulanca

Aktualitet

Turizmi rrit urgjencat në Lezhë/ 1 mijë thirrje për

Sezoni turistik ka sjellë një rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë mjekësore në Lezhë. Që nga 1 qershori, Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës ka regjistruar mbi 1000 thirrje, ku rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore, rrezikun nga mbytjet në det dhe probleme të tjera shëndetësore.

Koordinatori i Urgjencës, Ledion Prendi, bëri me dije se këtë vit për herë të parë është vendosur në shërbim motoambulanca, e cila ndihmon në përballimin e trafikut të dendur dhe ofron ndihmë të shpejtë në kohë reale për qytetarët.

Mjekja e qendrës verore të Shëngjinit, Evisa Biba, shtoi se motoambulanca ka mundësuar një shërbim më të shpejtë dhe efikas për pushuesit.

Fluksi i urgjencave pritet të mbetet i lartë deri në fillim të muajit shtator, kur parashikohet të ulet edhe numri i pushuesve në plazhet e Lezhës.

ME TE LEXUARAT