Trukohet ndeshja në Kosovë, FFK anulon rezultatin: E pësojnë dy klubet dhe zyrtarët

Aktualitet

Trukohet ndeshja në Kosovë, FFK anulon rezultatin: E pësojnë
Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ajo ka qenë e trukuar.

Kështu thuhet në vendimin e FFK-së për këtë ndeshje, teksa përballja do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, por pikët dhe golat nuk do të regjistrohen. Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3.

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e trukuar. Madje të dy klubet dhe disa lojtarë tashmë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të jetë i madh.


Ulpiana këtë sezon ka humbur dy ndeshje me rezultat zyrtar për shkak të gabimeve në protokollet e ndeshjeve. / Telegrafi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion