Me 73 vota pro, miratohet ngritja e komisionit për dezinformimin

Politikë

Me 73 vota pro, miratohet ngritja e komisionit për dezinformimin

Kuvendi gjatë ditës së sotme miratuar projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin. Deputetët kanë votuar me 73 vota pro, 7 deputetë votuan kundër dhe asnjë nuk abstenoi. Po ashtu vlen të theksohet se opozita nuk mori pjesë në votim edhe pse në ato momente ishte e pranishme në sallë. 

Ky komision është kërkuar nga Partia Socialiste dhe pritet që të ketë në fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kërkesa u firmos më herët nga 7 deputetë të PS-së, duke nisur nga kreu i grupit Parlamentar Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Damian Gjiknuri, Toni Gogu, Klevis Xhoxhi, Petro Koçi.

“Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to”, thuhet në kërkesën e PS-së.

Kujtomë se më 3 prill, Konferenca e Kryetarëve miratoi ngritjen e Komisionit vetëm më votat e mazhorancës.

ME TE LEXUARAT