"Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar", Veliaj: Pse nuk jeni shqetësuar dhe për atë kur i janë deleguar detyrat?

Aktualitet

"Tropoja ka ndenjur 11 muaj pa kryetar", Veliaj: Pse nuk jeni

Erion Veliaj është duke iu përgjigjur tani pyetjeve që po i vijnë nga përfaqësuesit ligjor të Këshillit të Ministrave.

Pyetjes se sa është e ligjshme delegimi i detyrave nga burgu për një afat kaq të gjatë, Veliaj iu përgjigj se këtë pyetje do duhej që t’iu bënin e dhe kryetarit të bashkisë së Tropojës që qëndroi në arrest shtëpie për 11 muaj.

“Kjo pyetje do ishte e ndershme nëse do ia bënit edhe kryetarit të Tropojës, prej 11 muajsh, kjo tregon se po bëni diferencim. Sa kohë s’u kanë shqetësuar delegimet e kryetarit të Tropojës, nuk duhet t’u shqetësojnë as delegimet e mia. Duke mbajtur dy standarde nuk po prodhoni drejtësi”, tha Veliaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion