“Po sikur t’ja bëjnë Ogertës ose Florit”- Veliaj: Kjo është betejë që po e bëj për të gjithë ata që do vijnë pas meje

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.
Erion Veliaj: Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Tani a nuk janë të barabartë qytetarët kudo ku janë. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësi.
Po sikur nesër t’ja bëjnë Ogertës, Florit, apo Arlindit, një masë sigurie. Pra kaosi që kemi tani nuk është asgjë me kaosin nëse kjo do kthehet një standard me kryetarët e bashkive. Kështu që kjo është një betejë edhe për ata që do vijnë pas meje kurdo qoftë ajo ditë.


