“Gjendem në absurditet si në romanin e Kafkës”, Veliaj: Një pjesë më mban në Durrës, një pjesë më do në Tiranë

Aktualitet

“Gjendem në absurditet si në romanin e Kafkës”,

Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

Ai u shpreh para gjyqtarëve se delegimi i detyrës është e ligjshme, ndërsa shtoi se nuk ka penguar punën e Bashkisë së Tiranës.Ndër të tjera, Veliaj tha se ndodhet në një situatë absurde, teksa ‘është në një roman të Kafkës’.

Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye?

Erion Veliaj: Përgjigja e ndershme do ishte kjo, për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. 

Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në Tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion