Tronditet Mamurrasi, shpërthim me eksploziv në derë të shtëpisë, kush ishte objektivi

Aktualitet

Tronditet Mamurrasi, shpërthim me eksploziv në derë të

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e sotme Mamurrasin.

Sipas policisë rreth orës 21:45 në oborrin e banesës së personit me inicialet Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme  të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Informacion paraprak Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT