Tragjedi në det/ Anija Meksikane përplaset në Urën e Bruklinit 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Aktualitet

Tragjedi në det/ Anija Meksikane përplaset në Urën e

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të paktën 21 të tjerë janë lënduar, përfshirë dy në gjendje kritike.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një nga direkët 45 metra të lartë i anijes “Cuauhtémoc” godet urën, duke u shembur mbi kuvertë. Në atë çast, marinarët ndodheshin mbi direkë si pjesë e një ceremonie tradicionale detare, të njohur si “manning the yards”.

Mendohet se anija pësoi një defekt mekanik, që solli humbjen e kontrollit dhe e la në mëshirën e rrymave të lumit.

Skena dramatike u shoqërua me sirena, drita emergjence dhe një reagim masiv nga autoritetet amerikane. Qytetarët u mblodhën në brigje, ku shumë prej tyre panë nga afër momentin kur marinarët vareshin nga direkët, duke u përpjekur të shpëtonin nga rënia në ujë.

Sipas dëshmitarëve, një person mbeti i varur për 15 minuta para se të shpëtohej. Shumë të plagosur u transportuan me urgjencë në spital. Anija kishte mbërritur në qytet këtë javë si pjesë e një turi promovues për ngjarjen Sail4th në vitin 2026.

Autoritetet konfirmuan se ura nuk pësoi dëmtime strukturore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion