Tjetërsim pronash në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste, zbardhen emrat, mes tyre zyrtarë, ish-drejtues të Kadastrës dhe IMT

Aktualitet

Tjetërsim pronash në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste,

Prokuroria ka lëshuar sot, 29 tetor, 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës.

Në pranga kanë rënë zyrtarë, ish-drejtues të Kadastrës dhe IMT, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave.

Zbardhen emrat e 10 personave ndaj të cilëve prokuroria Lezhë ka lëshuar urdhërarreste për veprën “Tjetërsim pronash”.

Bëhet fjalë për:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Masat janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, ndërsa hetimet për këtë çështje janë nisur prej kohësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion