Identifikohet 25-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit me motor në Tepelenë

Aktualitet

Identifikohet 25-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit me motor

25-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme pasi motomjeti i tij u aksidentua në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”. është identifikuar si Ergest Qenani.

Sipas policisë, mësohet se i riu duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Tepelenë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në aksin rrugor “Tepelenë-Bënç”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.


Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion