“Tjetërsim i votave gjatë rinumërimit” – KAS kërkon kallëzim penal për numëruesit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të nisë procedurat për kallëzim penal ndaj anëtarëve të grupeve të numërimit të votave në qarqet ku është zhvilluar rinumërimi.
Sipas KAS, gjatë procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave janë konstatuar mospërputhje të theksuara mes tabelave të rezultateve të miratuara nga KZAZ-të dhe numrit real të fletëve të votimit në kuti. Në disa raste, këto mospërputhje përbëjnë prova të drejtpërdrejta për manipulim dhe tjetërsim të rezultatit nga ana e anëtarëve të GNV-ve (Grupet e Numërimit të Votave).
“Rinumërimi ka zbuluar mospërputhje të dukshme që prima facie tregojnë për ndërhyrje të qëllimshme në rezultatin përfundimtar. Është e nevojshme që këto raste të hetohen për të identifikuar përgjegjësit dhe për të dalluar nëse bëhet fjalë për shkelje administrative apo vepra penale”, thuhet në kërkesën e KAS.
Komisioni nënvizon se Komisioneri ka detyrimin ligjor për të mbikëqyrur administratën zgjedhore dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Hetimi, sipas KAS, është thelbësor për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me kundërvajtje administrative apo me manipulim të qëllimshëm që kërkon ndjekje penale.
Rasti pritet të shkaktojë debat politik dhe institucional, pasi për herë të parë pas një procesi zgjedhor, një institucion i KQZ-së kërkon hetim penal për anëtarë të administratës së votimit të partive politike.