Sherri mes shokëve në Borsh, identifikohen autori dhe i plagosuri

Aktualitet

Sherri mes shokëve në Borsh, identifikohen autori dhe i plagosuri

Pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi në një lokal në Borsh, autoritetet kanë shoqëruar personin e dyshuar për plagosjen me armë zjarri.

Rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 31.07.2025, Komisariati i Policisë Himarë mori njoftim për një konflikt në një lokal në Borsh. Menjëherë forcat e policisë shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet.

Nga verifikimet dhe pamjet filmike u zbulua se shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, ka qëlluar me armë zjarri automatike shtetasin E. Sh., 33 vjeç, nga Kruja. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është lokalizuar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që morën pjesë në konflikt.

Hetuesit e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave, gjetjen e armës së përdorur dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion