Rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin, 2-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

Aktualitet

Rrëzohet nga këndi i lojërave në Shëngjin,

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e 30 korrikut në Shëngjin, ku një fëmijë 2 vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash në ambientet e një kompleksi pushimi.

Fëmija u transportua fillimisht nga familjarët në spitalin e Lezhës dhe më pas, për shkak të gjendjes së tij, u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 2-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe është regjistruar nga autoritetet si një incident serioz që kërkon hetim të plotë. Policia ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e rrëzimit dhe nëse janë respektuar standardet e sigurisë në ambientin ku ndodhi ngjarja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion