Maliq, arrestohet 26-vjeçari që ndezi zjarr për hapje kullotash

Aktualitet

Maliq, arrestohet 26-vjeçari që ndezi zjarr për hapje kullotash

Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Maliqit, pasi akuzohet për ndezjen e zjarrit me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.

Shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, dyshohet se më 30 korrik, rreth orës 15:00, ndezi zjarr në zonën “Arat e Sulës” pranë fshatit Leminot. Flakët përhapen me shpejtësi nga era dhe dogjën një sipërfaqe të madhe toke me bimësi dhe shkurre, duke rrezikuar edhe zonat përreth.

Policia ndërhyri menjëherë dhe arrestoi në flagrancë G. A., i cili po hetohet për shkaktim dëmi mjedisor dhe zjarrvënie të qëllimshme. Materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndjekje ligjore.

Autoritetet nënvizojnë se zjarrvënia me qëllim hapjen e kullotave është një praktikë e ndaluar, që sjell pasoja serioze për natyrën dhe sigurinë e komuniteteve lokale. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

ME TE LEXUARAT