Tiranë/ Të dielën aktiviteti ‘Triathlon’, bllokim i disa rrugëve përreth liqenit të Farkës nga ora 08:00 deri në 13:00

Aktualitet

Tiranë/ Të dielën aktiviteti ‘Triathlon’, bllokim i

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Këtë fundjavë në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.


Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv është hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Policia Bashkiake njofton qytetarët që më 21 shtator nga ora 08:00–13:00, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.

Segmentet e bllokuara për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht
Ndërkohë qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion