Korçë/ 82-vjeçares i marrin nga qafa varësen e floririt, arrestohet autori. I gjendet kokainë në banesë

Aktualitet

Korçë/ 82-vjeçares i marrin nga qafa varësen e floririt,

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.12 të qytetit. Ndërkohë që sot uniformat blu mundën të identifikonin dhe arrestonin autorin.

Një 82-vjeçare ka rënë pre e vjedhjes në qytetin e Korçës, kur në person i rrëmbeu nga qafa varësen e floririt.

 

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.12 të qytetit.

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi autorin.

Ai është 41-vjeçari E.R., banues në Korçë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën një sasi kokaine dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Njoftimi i Policisë së Korçës:

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 41 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në lagjen nr.12, i ka vjedhur një 82-vjeçareje, varësen e floririt që mbante në qafë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, atij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një përforcues grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion