Tiranë/ Shpërthimi me tritol në fasonerinë e italianit, reagon policia
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë.
Shpërthimi ka ndodhur në një fasoneri në rrugën “Fadil Deliu”, në zonën e Freskut. Në momentin e shpërthimit në fasoneri nuk ka pasur njeri dhe nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, njoftoi policia.