Parashikimi i motit/ Dita nis me mot të kthjellët, pasditja sjell reshje shiu në këto zona

Aktualitet

Parashikimi i motit/ Dita nis me mot të kthjellët, pasditja sjell

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Pjesa e dytë e ditës,do të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit,duke përjashtuar zonat bregdetare ku vranësirat bëhen të dukshme por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kosova

Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të jenë prezente në të gjithë territorin e Kosovës, duke sjellë vranësira të shpeshta gjatë pjesës së dytë të ditës. Pritet që vranësirat herë pas here të gjenerojnë reshje shiu, ku në zona të izoluara do të jenë dhe në formë rrebeshi. Por në Kosovë do të ketë edhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë gjatë paradites.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën e parë të ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore. Por mesdita dhe orët vijuese parashikohet të sjellin zhvillim gradual të vranësirave në vend, duke gjeneruar shira. Pritet që reshjet më të fokusuara të jenë në zonat perëndimore të MV.

Europa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Lindore si edhe pjesërisht Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë gadishullin Apenin duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.

ME TE LEXUARAT