Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

Showbiz

Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon

Pas bujës me interpretimet e saj patriotike, Egli Tako është rikthyer në skenë mes sfidave të mëdha shëndetësore. Këngëtarja ka performuar së fundmi në një koncert në Drenicë, ku ka emocionuar publikun me këngën “A vritet pafajësia”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se prej tre muajsh po përballet me një dëmtim serioz në kordat vokale, për të cilin ndodhet në trajtim të vazhdueshëm. Sipas saj, kjo gjendje ka ndikuar dukshëm në zërin dhe performancat e fundit, por nuk e ka ndalur dëshirën për të qenë pranë publikut.

Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon

Egli Tako ka zgjedhur të ndajë këtë të vërtetë për të sqaruar situatën dhe për të falënderuar ata që kanë treguar mbështetje. “Çdo dalje në skenë është sfidë, por edhe motiv për të mos u dorëzuar,” shprehet ajo.

ME TE LEXUARAT